Tel: (+355) 44 30 9001 Email: [email protected]

Testo Shpejtesine


Rrjetet Sociale

Foto Galeri

Cfare thone klientet

Interneti eshte shume i shpejte, gjithashtu edhe support-i. 

Besmir ALIA, dyqaniim.com

Pse te zgjedh AIO

Sherbimet me te mira sot i gjeni me prane jush.

Na ndiqni ne Facebook

Fituesit e Shorteut

02 Dec 2015
Shorteu i fundvitit

A mund te ndryshoj paketen Abissnet?

Abissnet ka adoptuar nje politike liberale te ndryshimit te paketave. Nese deshironi te provoni nje lidhje te re nga ajo qe keni, mjafton qe pas mbarimit te parapagimit, te kerkoni nga stafi yne qe te kryeje ndryshimin e nivelit te lidhjes dhe kontrata juaj do te rinovohet. Rinovimi i kontrates nuk ka kosto shtese, ju do te paguani vetem paketen e re qe ju zgjidhni. Nuk keni kufizim ne lidhjen qe ju zgjidhni kur te beni pagesen per muajt e tjere. Mund te eksperimentoni me internetin tuaj nga Abissnet derisa te gjeni oferten qe ploteson nevojat tuaja. Ne rast ndryshimi ne mes te afatit kohor te parapagimeve disa mujore, niveli i paketes mund te kaloje vetem ne oferta me te larta.

Cfare eshte Internet?

Internet eshte nje 'rrjet rrjetesh' qe perfshin miliona rrjete te vogla kompiuterash te cilet komunikojne me njeri-tjetrin. Komunikimi i tyre sigurohet nga perdorimi i Internet Protocol (IP) te perbashket. Nje komponent i Internetit eshte World Wide Web (www). Webi eshte i perbere nga dokumenta elektronik te cilet quhen Web site te cilet permbajne faqe Webi me tekst dhe informacione multimedial. Keta dokumenta ndodhen ne kompiutera te lidhur me Internetin. Lidhja me internet behet e mundur nepermjet bizneseve ISP (Inernet Service Provider).

Cfare eshte IP?

Adresa IP (Internet Protocol) eshte nje numer unik, i ngjashem me nje numer telefoni, qe perdoren nga kompiuterat per t'iu referuar njeri-tjetrit gjate dergimit te informacionit nepermjet Internetit duke perdorur Internet Protocol. Kjo i tregon kompiuterave dergues ku ta drejtojne informacionin dhe kompiuterave marres qe informacioni eshte i destinuar per ta.

Cfare eshte ISP?

ISP eshte shkurtimi i Internet Service Provider (Pajises me sherbim Interneti). ISP jane kompani qe ju japin mundesi per t'u lidhur me Internetin. Pra, nepermjet ketyre kompanive dhe abonimit tuaj, ju mund te lidhni kompiuterat tuaj me Internetin.

Cfare eshte Lidhja e dedikuar?

Lidhja e dedikuar eshte nje lidhje e disponueshme 24 ore ne dite midis dy vendndodhjeve te caktuara nga perdoruesi ose kompania. Pra, linja e dedikuar konsiderohet si linje private qe garanton nje bandwidth konstant ne cdo kohe. Nese ju keni internet me lidhje te dedikuar shpejtesia e internetit eshte konstante ne cdo kohe ndersa shpejtesia e nje lidhje internti "share" ndryshon ne varesi te perdoruesve qe download apo upload ne te njejtin moment.

Cfare eshte Modem?

Modemi eshte nje pajisje qe sherben per kthimin e sinjaleve dixhitale dalese nga kompiuteri ne sinjale analoge dhe kthimin e sinjaleve analoge hyrese ne sinjale dixhitale. Pra modemi ben perkthimin e sinjaleve te pershtatshme per t'u kuptuar nga kompiuteri apo sistemi.

Cfare eshte Peer to Peer (P2P)?

Peer to peer (P2P) eshte nje lloj rrjeti Interneti i perkohshem qe lejon perdoruesit me te njejtin program rrjeti per tu lidhur me njeri-tjetrin dhe lejon perdorimin e dokumentave direkt nga kompiuteri i tyre duke mos perdorur serverin qendror. Pra, ai i kthen kompiutera ne kliente/server. Perdorimi i P2P ka perparesite dhe risqet e veta. Gjate perdorimit te P2P klientet behen me te pavarur nga serveri dhe perdorimi i software te tij eshte shume e thjeshte. Por, disavantazhet e tij jane lehtesia per marrje materialesh duke shkelur te drejten e autorit, lehtesia e shperndarjes se viruseve nepermjet dokumentave. Perdorimi i ketij programi ka avantazh ne korporata si nje menyre per shperndarjen e dokumentave dhe reduktimin e kostove per mbajtjen e nje serveri qendror.

Cfare eshte Shpejtesia e Internetit?

Shpejtesia e internetit tregon sasine e informacionit (te shprehur ne Kb ose Mb) ne 1 sekonde. Pra, nese themi se shpejtesia e internetit eshte 1Mbps atehere ne nje sekonde transferohen (download ose upload) 1Mb material ose 1048576b (bite), 131072 B (byte). Sa me e madhe te jete shpejtesia aq me shpejte mund te behet transferimi. Nje material me madhesi 5MB ne nje lidhje me shpejtesi 512Kbps do te transferohej ne (5MB=5 x 210 = 5120KB; 5120KB x 8b=40960Kb ; 40960Kb : 512Kb = 80 sekonda) Ndersa ne nje lidhje me shpejtesi 1Mbps ky material do te transferohej per (5MB=5 x 8b=40Mb; 40Mb : 1Mb=40sekonda).

Cfare eshte Upload?

Upload eshte procesi i kundert i Download dergimi i te dhenave nga nje sistem lokal ne website, FTP server. Pra nese doni te dergoni nje dokument ne rrjet nga kompiuteri tuaj, ju duhet te upload dokumentin paraprakisht nga kompiuteri ne rrjet.

Cfare eshte Virtual Private Network?

VPN virtual private network (rrjet privat virtual) perdoret per sigurimin e nje rrjeti privat duke perdorur nje rrjet publik si Interneti. Kompanite perdorin VPN per te siguruar nje komunikim konfidencial nepermjet nje rrjeti publik. Nepermjet ketij rrjeti mund te dergohen te dhena, video ose zera. Kjo eshte nje menyre shume e mire per shperndarjen e te dhenave ne menyre private ne te gjitha qendrat e kompanise.

Cfare eshte VoIP?

VoIP (Voice over Internet Protocol) eshte nje teknologji qe ju lejon te beni telefonata duke perdorur lidhjet e Internetit ne vend te nje lidhjeje telefonike (analoge). Perdorimi i VoIP eshte i dobishem sepse ka kosto me te ulet dhe eshte me funksional se rrjetet tradicionale te telefonise. Ju mund te merrni telefonin tuaj VoIP ne nje udhetim dhe duke e lidhur ate me internetin kudo qe te ndodheni do te merrni telefonata ne numrin tuaj.